Shtëpia e Krishtit
Shtëpia e Krishtit
Hapa e Tua ndoqa ne borë,
Edhe në akujt e kësaj bote,
Ato më çuan tek një shtëpi,
Që ishte bërë nga dora Jote
Në këtë shtëpi ishte një zjarr,
Që shtëpinë e mbushte me ngrohtësi,
Ky zjarr nuk shuhej asnjëherë,
Sepse ky Zjarr, Krisht, ishe Ti.
Gurët e shtëpisë ishin të gjallë,
Shtërnguar rrinin në përqafim,
Rreth zjarrit që s’shuhej asnjëherë,
Dhe thurrnin lavde pambarim.
Në gurët ishte emri Yt,
I gdhendur me plot mjeshtëri,
Shtërnguar i mbante dashuria,
Dhe Ti ishe kjo dashuri
Në shtëpi ishte një pemë,
Që ngjante porsi një hardhi,
Dhe bënte veç fruta të gjalla,
Dhe kjo pemë ishe Ti
Ne këtë shtëpi ishte një lumë,
Me ujë të gjallë ishte ai,
Uji ngjante si kristal,
Dhe ky lumë, Krisht, ishe Ti
Një Qengj i therrur ishte,
Tek pragu i shtëpisë,
Me Gjakun e Tij shërohen plagët,
Dëshmi e gjallë e dashurisë.
Kjo shtëpi është e magjishme,
Mendja s’mund ta imagjinojë,
Me dashuri të pakufishme,
Vetëm Ai mund ta krijojë
Edeni, Cadra edhe Tempulli,
Hijet e kësaj shtëpie ishin,
Shtëpi e bërë me gurë të gjallë,
Shtëpi e lavdisë së Krishtit.
———————————–
Elton Leka



