13. Veprat e Apostujve
«Në të vërtetë unë po e marr vesh se Perëndia nuk tregohet i anshëm ; por në cfarëdo kombi, ai që ka frikë prej Tij dhe vepron denjësisht është i pranuar nga Ai…»
VEPRAT E APOSTUJVE 10:34-35
QELLIMI
Të shihet dhe kuptohet formimi i themelit dinamik të Kishës së shekullit të parë.
HYRJA
Veprat e Apostujve jane quajtuar gjithashtu edhe “Vazhdimi i Ungjillit sipas Lukës”, meqënëse trajton dhe analizon historinë e Kihës së parë, menjëherë pas largimit të Krishtit. Veprat janë gjithashtu një bazë teologjike, që prezantojnë në mënyrë të qartë e të mbështetur në fakte historikë, premtimet dhe pohimet e Krishtit. Fillimi i Lukës me ardhjen e Frymës së Shenjtë, na tregon se Kisha e parë nuk filloi si inisiativë e një grupi njerëzish, por si pasojë e fuqisë së Frymës. Veprat gjithashtu përshkruajnë edhe mohimin dhe persekutimin që të krishterët e parë hasën si nga judenjtë ashtu edhe nga kombet. Veprat janë quajtur si hallka lidhëse midis jetës së Krishtit dhe jetës së Kishës, dhe konsiderohet si shkëndija e fjalës së krshterë prej së cilës lindën më vonë edhe Letrat.
STUDIMI
Mbushja me Frymën e Shenjtë
1. Lexo Veprat 1 :8. Vëzhgo librin në tërësi dhe gjej ku flitet për dëshminë e dishepujve në Jeruzalem, Samari dhe Kombe?
Pjetri
1. Në vijim janë disa nga mesazhet kryesore që Pjetri dha ndërsa dëshmonte për Krishtin (2:14-36; 3:11-26; 10:34-43)
2. Cila ishte pika kryesore e jetës së Krishtit në të cilën Pjetri mbështeste më se shumti shpjegimin e tij?
3. Lexo kapitullin 10. Cfarë rëndësie të vecantë ka përvoja e Pjetrit me Kornelin për Kishën e sotme?
Pali
1. Cfarë njeriu iste Pali, përpara se të kthehej ? (8:1-3; 9:2; 22:1-5; 26:4-12)?
2. Kur Jezusi iu shfaq Palit në rrugën për në Damask, cfarë i ta Ai Palit të bënte? (9:4-6)
3. Ku kërkoi Pali të shërbente më parë në Qipro (13:4-12), Antioki (13:13-52) dhe në Ikon (14:1-7) ?
4. Kujt i shërbeu më pas Pali, pasi grupi i parë mohoi të besonte?
5. Ndërsa fliste me judenjtë, Pali referohej gjithmonë në Dhjatën e Vjetër. Ku referohej ai ndërsa fliste në Listra (14:8-18)?
6. Cfarë bëri Pali që të stabilizonte të sapokthyerit në besim? (14:21-23)
7. Romakët 15:20 na thotë edhe një element tjetër të strategjisë ungjillizuese të Palit. Cila ishte ajo?
Fryma e Shenjtë
1. Duke u referuar tek Veprat, tregoni cilat janë disa nga mënyrat me të cilat Fryma e Shenjtë mbushi Kishën e Parë? (1:8; 4:31; 2:4-8; 10:46; 19:6; 7:54-60; 10:19-20; 13:2-4; 11:28; 21:10-13
2. Si punoi Fryma e Shenjtë nëpërmjet Palit, ndërsa ai shërbente në:
i. Qipro (13:4-12)
ii. Ikon (13:52-14:3)
APLIKIMI
A. Cila është gjëja më kryesore që ju u thoni të tjerëve për Krishtin tani? Si krahasohet kjo me mënyrën e predikimit të Pjetrit dhe Palit në kohën e Kishës së parë?
B. Cfarë mund të mësoni nga Pali, për tju ndihmuar në shërbimin ndaj të tjerëve?
C. Trego disa nga mënyrat me të cilat Fryma e Shenjtë të mbush ty aktualisht? Cfarë rezultatesh ka kjo në jetën e Kishës?



