12. Gjoni
«Nëse dkush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë. Ai që beson në mua, sic ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë…»
GJONI 7 :37-38
QELLIMI
Të kuptohet Krishti si Biri i Perëndisë.
HYRJA
I mbiquajturi si « Ungjilli i Dashurisë», Gjoni ka fituar simpatinë e kristianëve të rinj, që gjejnë në të, frymëzim. Për shkak të përhapjes së tij mbarëbotërore, ungjilli sipas Gjonit është i pari i përkthyer në gjuhë të huaj apo dialekt, dhe është ungjilli më i përhapur në të gjithë botën. Gjoni kërkon të prezantojë fakte se Jezusi është Biri i Perëndisë, dhe se kushdo që beson në Të do të ketë Jetë të Përjetshme. Gjoni fokusohet në përvetshmërinë e Jezusit, duke e portretizuar Atë si Krijuesin që u bë mish dhe banoi midis njerëzve si Qengji i Perëndisë, “që mori tej mëkatin e botës” (1:29) Ndërsa i shikojmë ungjijtë së bashku vërejmë një progres të mësimit në secilin libër. Psh. Mateu përfundon me ringjalljen, Marku me Ngjitjen, Luka me Premtimin e Frymës së Shenjtë dhe Gjoni me ndarjen e Frymës së Shenjtë dhe premtimin e kthimit.
STUDIMI
Titujt e Jezusit
1. Lexo Gjonin 1 :1-18
2. Përse Jezusi është quajtur « LOGOS » ?
3. Përse Jezusi është quajtur « Drita » ?
4. Përse Jezusi është quajtur “Biri” ?
5. Gjoni gjithashtu përmendi edhe emra të tjerë për Jezusin. Gjeji dhe shpjego secilin prej tyre. (6:35, 8:12, 11:25, 14:6)
Mrekullitë e Jezusit
1. Përse Gjoni nuk na prezanton të gjitha mrekullitë që Jezusi bëri ? (20:30-31)
2. Hidh një vështrim të përgjithshëm mbi këtë ungjill dhe gjej 7 mrekullitë e Jezusit që Gjoni regjistron.
Përfaqsues të Krishtit
1. Lexo Gjonin 13 dhe 14. Cfarë sjellje duhet të prezantoni në mënyrë që të tjerët të kuptojnë se jeni përfaqsues të Krishtit në këtë botë? (13:34-35)
2. Cili është këshillimi që Zoti u ofron të krishterëve për një përfaqsim sa më të denjë të Tij? (14:16-18)
Perëndishmëria e Krishtit
1. Gjoni përmend 7 dëshmi të Hyjnisë së Krishtit (1:19, 34; 1:49; 6:68-69; 11:24-27; 20:28; 20:31; 10:34-36)
Fryma e Shenjtë
1. Gjoni na mëson gjithashtu për Frymën e Shenjtë. Si ndikon puna e Frymës së Shenjtë në jetën dhe shërbimin tuaj? (3:5; 4:14; 7:38-39; 14-16)
2. Cili është premtimi i dhënë tek Gjoni 14:15-31?
Hardhia dhe Shermendët
1. Lexo Gjonin 15:1-8 dhe përshkruaj mardhënien midis hardhisë dhe shermendëve.
2. Si mund ta përdorni ju këtë prezantim për të pasur një jetë dhe shërbim më të frytshëm në Zotin?
APLIKIMI
A. Sipas Gjonit 15:16-27 cili ishte funksioni i dishepujve pas largimit të Jezusit? Si e zbatoni ju këtë urdherim? Në cila premtime mund të mbështetesh ti në këto vargje, në mënyrë që të të ndihmojë që puna jote të bëhet e frytshme?
B. Lexo Gjonin 21. Përmblidh atë që këto vargje të kujtojnë ty për shërbimin në Krishtin?



