11 Shtator…
E martë mëngjes. E martë mbasdite. 11 shtator. E martë në mbrëmje. Dymbëdhjetë orë që kërcënojë të ndryshojnë fizionominë e planetit. Kursin e njerëzimit. Flasin për luftë. Askush nuk e di . Por me siguri është një luftë e ndryshme dhe e çuditshme . Dhe padyshim nuk ka asnjë lidhje me procedurat e vjetra. Ambasadori i një vendi, shkon në Ministrinë e Jashtme dhe kërkon ministrin kompetent.
- Uluni, ndonjë kafe ? Si janë gruaja, fëmijët ?
- Ju faleminderit mire, zoti ministër. Jeni mirë me shëndet ?
Dhe sigurisht dha ultimatumin. Premtuan datat, periudhat kohore. Dikush merrte përsipër interesat e shtetit, në territorin tashmë armik. Pas nja dy orësh dalin në ballkon.
- Asnjë pëllëmbë nga territori jonë i shenjtë…..
Parada, muzikë, mobilizime ushtarake . Anije të stolisura . Trena të mbushura me lule. Dhe tani… Elementi që mbizotëron është e papritura. E paparalajmëruara. Befasia e tmerrshme. Nuk bëhet fjalë për një formë të re, por luftrat do të ngjajnë gjithnjë e më tepër me vetë jetën.. Dje i shëndetshëm, sot në kirurgji. Deri dje punonte mjaft mirë. Sot disa të tjerë punojnë për të . Ngjarjet përputhen me realitetin e jetës. Dhe jeta është një zinxhir, me hallka të papritura. Si mund të harrojë dikush fjalet e Jezus Krishtit: “Të jeni gati ! Sepse nuk e dini as ditën, as orën dhe atëherë kur nuk e prisni do të vijë e keqja”. Dhe kur thotë përgatituni duhet të llogarisim tre pika.
1- Përgatitje përpara Perëndisë.
2- Përgatitje brenda nesh, në zemrën tonë, në ndërgjegjen tonë.
3- Përgatitje me njerëzit përreth nesh. Shtëpinë tonë, farefisin tonë, kolegët, fqinjët tanë.
Sigurisht ç’ndonjëri ka edhe recetën e tij të veçantë, se si bëhet kjo përgatitje. Unë mendoj… unë di… kam dëgjuar… Logjika ime thotë se… Por ngjarjet nuk mund të renditen më me rregullin e logjikës sonë, dhe as me mendimin tonë. Nuk do ti lëvizim ne mekanizmat e fuqishëm . Do të vijnë . Shpejt dhe papritur… Disa do të flasin me vetveten :
Dhe Perëndia ? Ku është Perëndia ? Ç’farë bën pra Perëndia ?
Perëndia bëri më të mirën, më të madhen dhe më të fuqishmen per tre sistemimet e mësipërme. Dërgoi Jezus Krishtin, Birin e e Tij të ngrihet në kryq ! Që të paguajë borxhin tonë, mëkatin, shkresën e borxhit të pashlyer, përpara Atit të shenjtë dhe Perëndisë . Për të na dhuruar një tjetër ndërgjegje, të pastër dhe të mbushur me dritë dhe paqe . Dhe për të sjellë dashuri . Dashuri në marrdhëniet tona me njerëzit tanë perreth. Ç’farë gjë tjetër më të madhe mund të bënte ? Kurse njeriu i tha Perëndisë :
- Bëj në anë . Nuk të dua . Lermë mua që i vetëm ta rregulloj jetën time . Edhe punët e mia . Edhe problemet e botës . Gjithmonë një lot rrjedh në faqet e Krishtit . Dhe sigurisht Ai largohet me keqardhje të thellë . Ndoshta është koha që duhet të ndryshojmë sjellje perballë Tij . Një ndryshim kursi . Ngjarjet paralajmërojnë . Retë e zeza dhe kercënuese mblidhen në zemrat e njerëzve . Vallë, kush është ai që do të thotë :
- Zot Jezus Krisht, merre timonin e jetës sime ?
Dhëntë Zoti të bëhet kështu . Për ty . Për mua . Për ata që ne duam . Për gjithë botën . Përshëndetje me dashuri Perëndie .
I moshuari



