11. Luka



nga: kamenica, botuar me: 12.03.2007

Si më kompleti ndër të gjithë ungjijtë, Luka na prezanton një pamje të saktë të jetës së Krishtit si Njeri i përkryer dhe Shpëtimtar. Shkrimtari e portretizonin Jezusin ndërsa shqetësohej për besimin e dishepujve të Tij, ndërsa ndihmonte të varfërit, të dëshpëruarit dhe u jepte shpresë për pendim mëkatarëve. Luka gjithashtu na prezanton jetën e Krishtit si krejtësisht të varur prej Frymës së Shenjtë. Ungjilli sipas Lukës iu është drejtuar grekërve, si një populli t ë kulturuar për atë kohë. Meqënëse edhe vetë ishte i shkolluar në shkollat greke, Luka dinte ta prezantonte Jezusin si njeri të përkryer, një ide e cila ishte pothuaj aktuale për Greqinë Mitologjike të asaj kohe. Megjithëse Luka na prezanton ndjenjat më humane të Jezusit si dashurinë, dhembshurinë dhe kujdesin, ai përsëri nuk harron ta na e paraqesë Atë si Zot të Plotfuqishëm.
Si fizikan dhe mjek, Luka na jep detajet më të hollësishme të Lindjes dhe fëmijërisë së Jezusit. Në këtë ungjill gjithashtu prezantohen shumë prej lutjeve të Jezusit.

«Sepse Biri i Njeriut erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur…»
LUKA 19 :10


QELLIMI

Të kuptohet më qartë natyra njerëzore e Krishtit.

STUDIMI
Hyrje
1. Lexo Lukën 1 :1-4 dhe sqaro kujt iu shkrua fillimisht ungjilli.
2. Cfarë evidence kemi për të vërtetuar se marrësi i ungjillit ka pasur disa udhëzime fillestarë përsa i përket Krishterizmit.
3. Përse Luka ja shkruajti ungjillin Theofilit ?

Vuajtjet e Krishtit
1. Një ndër paraqitjet më të mëdha të Lukës është se Jezusi, si Krishti, duhet të vuante dhe vdesë në duart e mëkatarëve (2:33-35; 9:22-31; 13:31-35; 18:31-35; 24:7, 25-27, 44-47). Përse mendoni ju Jezusi e përmendi vdekjen e Tij kaq shumë herë?
2. Lexo Lukën 20-24, prezantimin e javës së fundit së vdekjes dhe ringritjes së Tij. Përmnendi disa cilësi të karakterit të Jezusit që shfaqen dukshëm në këta kapituj? Cilat janë cilësitë e armiqve të Jezusit? Përse atëherë, njerëzit dëshironin që Jezusi të kryqëzohej?
3. Si u bindën dishepujt (e respektivisht edhe Theofili dhe Luka) se vuajtjet dhe vdekja e Jezusit ndodhën sipas Planit të Perëndisë, e jo si një ngjarjeje e rastësishme? Cfarë ndryshimi bën ky fakt për ju?

Lutjet e Krishtit

1. Lexo 3 shëmbëlltyrat për lutjen tek Luka 11:5-13; 18:1-18 dhe 18:9-14. Cilat cilësi të lutjes janë përshkruar atje?
2. Lexo disa lutje të vetë Krishtit (5:16; 6:12; 9:28-29; 11:1; 22:32, 44; 23:46). Cfarë elementë të këtyre lutjeve mund të përdorni ju në lutjet tuaja në mënyrë që ato të bëhen më efektive?

Natyra Humane e Krishtit

1. Meqënëse Luka përshkruan gjerësisht natyrën humane të Jezusit, përmend disa njerëz të cilët Jezusi i preku, dhe ndryshimin në shërbimin e tyre që ata patën pas kësaj? (6:17-19; 7:36-50; 8:1-3; 15:1-7; 17:11-19; 23:39-43).
2. Ku mendoni ju se Jezusi do të shërbente sot, nëse do të ishte në ambjentin tuaj?

Ringritja e Krishtit
1. Përse mendoni ju gratë zbuluan të parat se Jezusi ishte gjallë? (23:26, 27, 48, 49, 55, 56; 24:1-9)?
2. Cfarë do të thotë kjo për besnikërinë tuaj ndaj Perëndisë?
3. Cili ishte reagimi i miqve të Jezusit pas ngritjes së Tij (24:50-53)?

APLIKIMI
A. Luka e prezanton Jezusin si Biri i Njeriut. Shpjegoni cfarë do të thotë kjo për ju?
B. Duke parë natyrën e ndryshme të njerëzve të cilëve Jezusi u hërbeu, cfarë mësimi nxirrni për veten tuaj?
C. Si ju ndihmon juve shëmbulli i drejtësisë së Krishtit, ndërsa po vuante, për të kaluar vështirësitë dhe pengesat tuaja?


per autorin:


My name is Adrian. More text to come soon.