Mesazh përshëndetës..
Te dashur vellezer,
Hiri i Perendise sapo na besoi nje rinovim te prezantimit tone ne internet nen adresen www.udhetimi.com
Nuk ka ndonjë dyshim që publikimet dhe faqet e ndryshme ne internet që janë duke qarkulluar këto kohë brenda dhe jashtë, e që i janë kushtuar në përgjithsi Shqipërisë janë mëse të mjaftueshme. Një njeri nuk mund të dallojë c’farë qëllimi të vecantë ka për të përmbushur një faqe e re më shumë. C’farë boshllëku do të mund të plotësojë ajo.
Megjithatë ne mund të shohim se edhe një mendim me shume, me orientim të përgjithshëm frymor, është i nevojshem. Ndoshta duke parë «begatinë» e faqeve të tjera, është e nevojshme që edhe ky zë të dëgjohet. Zëri që do të shpallë të Vërtetën.
Nuk është e mundur për Shqipërinë e ditëve të sotme që të mbetet «e pandikuar» nga të njëjtat nevoja, me të cilat të gjitha vendet e tjera të botës po ballafaqohen aktualisht. Por problemi më i madh i Shqipërsë është varfëria e madhe frymore.
Ky vend ka pasur fatin e mjerë të jetë një ndër të paktat shtete që kanë përqafuar qartë pozicionin ateist, dhe kjo mund të interpretohet si arsyeja për të cilën për kohë me radhë ky vend ka pasur probleme «shtesë» në krahasim me shtetet e tjerë, e që shumë prej të cilave janë bërë edhe kronike.
Për sa i përket pikpamjeve të faqeve të tjera, të cilat sigurisht meritojnë respektin tonë, ne shtojmë mbështetjen tonë me zemër të hapur dhe sinqeritet.
- Shqipëria ka nevojë për Zotin, Krishtin.
Drejt ketij drejtimi në të cilin do të kthehet vëmendja jonë, ne do të kërkojmë qëllimet tona. Ky është pozicioni ynë. Besimi ynë, feja jonë.
Zoti le të na ndihmojë ne! Zoti le të vizitojë Shqipërinë tonë!
Me Hirin e Tij,
udhetimi.com



