10. Ungjilli sipas Markut
Megjithëse Mateu përparëson Ungjillin sipas Markut në Dhjatën e Re, Marku është konsideruar si i pari ndër 4 ungjijtë që u shkruan. Mundësisht u shkruajt botua në Romë midis viteve 60 dhe 70 Pas Krishtit. Marku jua drejton këtë ungjill të krishterëve romakë. Romakët ishin një popull praktik dhe nuk iu interesonte edhe shume tradita dhe historia e Izraelit. Romakët fokusoheshin në veprimet. Për këtë arsye, Marku shkruajti një ungjill të mbushur plot me bëmat dhe mrekullitë e Jezusit dhe nuk përmend predikimet e tij. Ndërsa Mateu e përshkruan Jezusin si Mbret, Marku na tregon anën shërbyese të Tij. Prandaj Marku u trajton ungjillin në mënyrë të ndryshme. Marku na tregon se si Jezusi drejtoi shërbimin e tij të parë publik ndaj judenjve, por kur udhëheqësit fetarë e kundështojnë, Ai shkon edhe në botën e « kombeve ». Gjithsesi edhe Mateu edhe Marku, e përmendin porosinë e madhe të Zotit, për të shkuar në të gjithë botën e për të predikuar Lajmin e Mirë. Megjithëse ungjilli sipas markut ështëmë i shkurtri, ai është i mbushur plot me Dashurinë e Krishtit për të tjerët, dhe për misionin që Ai erdhi të përmbushë.
«Ai nga ju që do të kërkojë të bëhet i madh, do të jetë shërbëtori juaj, dhe kushdo që do të dojë të jetë i pari do të jetë skllavi i të gjithëve. Sepse Biri i Njeriut nuk erdhi që ti shërbejnë, por për të shërbyer he për të dhënë jetën e Tij si cmim për shpengimin e shumë vetave…» MARKU 10 :43-45
QELLIMI
Të kuptohet natyra shërbyese e Krishtit dhe kujdesi i Tij për të tjerët.
STUDIMI
Shërbesa e Krishtit
1. Lexo Markun 10 :45 dhe sqaro synimin e Markut ndërsa shkruante Ungjillin.
2. Lexo Markun 1 :20 dhe 3 :13-35. Si i zgjodhi Jezusi dishepujt e Tij ? Cfarë ju mësojnë këto vargje për cilësinë e dishepujve që jezusi dëshiron akoma edhe sot për shërbimin e Tij? Ti cfarë cilësish ke?
3. Si përshkruhet Jezusi si Mësues tek Marku 1:21-28?
4. Një ndër pikat kryesore të ndryshimit midis Ungjillit sipas Mateut dhe Markut është se Marku mbështetet në atë që Jezusi bëri më tepër se në atë që Jezusi tha. Cilat ishin disa nga veprat që Jezusi bëri, ku shumë nga liderët fetarë të asaj kohë u inatosën? (Marku 2:1-3:6)
Mrekullitë e Krishtit
1. Shëno 4 mrekullitë që Jezusi bëri tek Marku 4-5:43. Rresho karakteristikat e Jezusit në secilin incident:
a. Marku 4:35-41
b. Marku 5:1-20
c. Marku 5:21-23, 35-43
d. Marku 5:25-34
2. Cfarë e pengoi njëherë Jezusin për të ushtruar fuqinë e Tij tek njerëzit? (Marku 6:1-6)
Vdekja dhe Ringjallja e Krishtit
1. Në Krahaso referancat e Mateut 26-28 dhe Markut 14-16 për vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit. Cfarë ndryshimesh shikoni? Si ju ndohmon fakti i të pasurit dy referenca, që të kuptoni më mirë sakrificën e Krishtit për jetën tuaj?
2. Përshkruaj si Krishti shërbëtor është lavdëruar? (Marku 16:1-20)
3. Si i kombinon Krishti cilësitë e një Mbreti dhe Shërbëtori?
APLIKIMI
A. Rreshto disa shembuj të Jezusit si shërbëtor që të kanë frymëzuar. Si mund ti vësh edhe ti në zbatim për këtë javë?
B. Në cfarë mase ndikon mos-besimi yt që Krishti të mos mund të ushtrojë pushtetin dhe kontrollin e Tij në jeën tënde?
C. Si mundeni ju ta lavdëroni Krishtin më mirë në jetët tuaja (marku 16:15-20). Cfarë jeni duke bërë ju që ta zbatoni këtë? Si mund të rrisni ju pjesmarrjen tuaj në këtë pikë?



