09. Ungjilli sipas Mateut



nga: kamenica, botuar me: 15.02.2007

Ungjilli sipas Mateut është lidhja midis Dhjatës së Vjetër dhe asaj të Re. Mateu u shkruajti Judenjve, në mënyrë që tu provonte se Krishti është Mesia i premtuar, Mbret i mbretërve dhe Zot i zotërve. Mateu gjithashtu tregoi se si Jezusi është Personi që plotësoi të gjitha pofecitë dhe se nëpërmjet Tij do të mund të shkojmë në Mbretërinë e qiejve. Për shkak se termi « Mbretëria e Qiejve» është përmendur 33 herë, Ungjilli sipas Mateut është mbiquajtur si Ungjilli i Mbretërisë së Qiejve. Në ketë libër gjithashtu tregohet qartë se vetëm ndjekësit e Krishtit janë populli i vërtetë i Perëndisë dhe Banorët e përjetshëm të Mbretërisë së Qiejve. Mateu rregjistron, Predikimet në Mal, Lumturitë, Shëmbëlltyrat e Mbretërisë dhe rrëfimin e Pjetrit për Hyjninë e Krishtit. Në versionin e «Lumturve» sipas Mateut kemi dhe shëmbullin e lutjes « Ati ynë.. » që na tregon menyën se si Perëndia dëshiron ti drejtohemi.

«Askush nuk mund tu shërbejë dy zotërinjve sepse ose do të urrejë njërin dhe do të dojë tjetrin, ose do ti qëndrojë besnik njërit dhe do të përcmojë tjetrin ; ju nuk mund ti shërbeni Perëndisë dhe mamonit*…»
MATEU 6 :24

QELLIMI
Të shihet mardhënia e Krishtit me Dhjatën e Vjetër, dhe të kuptohet roli i Tij si Mbret i mbretërve.

STUDIMI
Gjeanologjia e Krishtit
1. Nga të katërt ungjijtë vetëm Mateu dhe Luka rrëfehet gjeanologjia e Krishtit. Krahaso Mateun 1 :1-17 dhe Lukën 3 :23-38.
2. Cfarë diferencash shikon atje ? Duke pasur ndërmend se Mateu e prezanton Krishtin si Mbret i mbretërve, shpjego përse ai e tregoi gjenaologjinë e Krishtit në këtë mënyrë ?

Predikimiet e Krishtit
1. Gjatë prezantimit të kujtimeve të tij për Jezusin, Mateu është kujdesur që të na sjellë shumë prej predikimeve që Jezusi tha. Predikimi më i gjatë është «Predikimi i Malit» që është rregjistruar nga Mateu kapitulli 5 deri në 7. Ndërsa i lexoni këto predikime, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtëme :
a. Përse Jezusi e konsideronte të rëndësishme për dishepujt e Tij që të jetonin sipas standarteve morale të Dhjatës së Vjetër, Ligjit dhe Profetëve ? (Mateu 5 :16)
b. Cfarë këshillash dhe premtimesh jep Jezusi për të ndihmuar të Krishterët të tejkalojnë dëshirën e tyre për lavdi njerëzore ndërsa bëjnë vepra të mira? (Mateu 6 :1-18)
c. Cfarë sigurie na jep Krishti për të na ndihmuar të tejkalojmë ankthin për nevojat tona materiale (Mateu 6 :25-34)
2. Lexo predikimet e Jezusit në kapitujt (10, 13, 18, 24 dhe 25) dhe nënvizo vargjet që të prekin më shumë. Cfarë mësimi të ri kuptove dhe si mendon ta zbatosh në praktikën e jetës tënde që tani e tutje ?

Nje shembull
1. Shëmbëlltyra e egjrës (Mateu 13 :24-30). Gjeni Informacionin, Personazhet dhe Komentejeni këtë shëmbëlltyrë.

Pyetja Vitale
1. Në Mateun 6 :13, Jezusi bëri një pyetje. Përse përgjigjia ndaj kësaj pyetjeje është kaq jetësore ?
2. Lexo vargjet 14-16. Përse Jezusi i thotë Pjetrit se përgjigjia ishte prej Atit. Si i jeni përgjigjur ju kësaj pyetjeje në jetën tuaj ?

Urdhërimi më i madh
1. Lexo Mateun 22 :34-40 dhe shpjego cfarë nënkupton Jezusi kur thotë se i tërë ligji dhe profetët përmblidhen në këtë udhërim?
2. Si e shikoni ju demostrimin e urdhërimit më të madh prej Jezusit tek Mateu? Përdor shëmbuj specifikë !

Porosia më e madhe
1. Lexo Mateun 28 :18-20. Jezusi u dha ndjekësve të Tij një porosi përpara se të ngrihej në Qiell. Përshkruaje me fjalët e tua.
2. Cfarë do të thotë për ty kjo porosi. Jep shembuj praktikë nga jeta jote. Si do të inkurajoje Kishën në lidhje me këtë porosi?

APLIKIMI
A. Cilin udhëzim nga predikimet e Jezusit tek Mateu keni nevojë që ti përkushtoni më tepër kujdes në jetët tuaja?
B. Rreshto mënyat se si mund të zbatosh praktikisht në SHTEPINË, PUNËN, apo AKTIVITETIN tënd, « Urdhërimin më të Madh » ?


per autorin:


My name is Adrian. More text to come soon.