08. Tabernakulli
Tabernakulli dhe paraqitja e tij kanë për të na prezantuar shumë mësime për kohët e sotme. Ai ishte i përbërë nga 3 seksione. Vendi i Shërbimit, Vendi i Shenjtë dhe Vendi Shumë i Shenjtë. Cdo pjesë ishte e ndarë nga njera tjetra me perde të trasha. Kur Solomoni ndërtoi tempullin pasi Izraelitët hynë në tokën e premtuar, ai noqi me shumë kujdes udhëzimet e dhënë nga Zoti për tabernakullin.
Shikoni me kujdes pjesët përbërëse. Në fillim ishte Altari prej Bronxi që përdorej për sakrificën dhe pendesën. Më pas vinte Legeni i cili perdorej për pastrim. Duke u futur në Vendin e Shenjtë, në të djathtë ishte Tryeza me Bukët e Paraqitjes dhe në të majtë ishte Shandani. Drejt në krye ishte Altari i Temjanit. Pas këtij altari ishte Veli që fshinte Vendin Shumë të Shenjtë nga sytë e të tjerëve përvec kryepriftit. Në Vendin Shumë të Shenjtë, ishte Arka si Vendi i Banimit të Perëndisë në tokë. Ndërsa studiojmë Tabernakullin do të mund të shohim jo vetëm një vend për adhurim dhe sakrificë, por mënyrën se si Zoti përgatiti ardhjen e Birit të Tij mbi tokë.
QELLIMI
Të kuptohet se si figura e Tabernakullit punoi për prezantimin dhe parapergatitjen e misionit te Krishtit.
STUDIMI
Paraqitja (Eksodi 25-27)
1. Altari i Bronxtë – Lexo Eksodin 29 :36-37 dhe përshkruaj si përdorej Altari. Përse mendoni se Altari ishte paraqitur menjëherë pas hyrjes ? Lexo Hebrenjtë 13 :10-16. Si e personifikon Altari i Bronxtë, Sakrificën e Krishtit ? Cfarë sakrifice ofrojmë ne sot ?
2. Legeni – Lexo Eksodin 30 :18-21 dhe përshkruaj Legenin dhe përdorimin e tij. Cfarë paralelizmi shikoni tek Efesianët 5:25-27? Cila është pjesa jonë (1 Gjonit 1:9)? Pastrimi nuk është falja që marrim kur bëhemi të Krishterë. Është pastrimi i përdirshëm që bëjmë si fëmijë të Perëndisë nga mëkatet e përditshme. Si mundet veprimi i priftit në Legen na ndihmon ne ta kuptojmë këtë? Përse Legeni është vendosur midis Altarit dhe Vendit të Shenjtë ?
3. Tryeza me bukët e paraqitjes – Lexo Eksodin 25 :23-30 dhe Levitikun 24 :5-9. Përshkruaj Tryezën dhe si ishte përdorur. Si e përshkruan Tryeza Krishtin ? (Gjoni 6 :32-35, 50-51) Si të krishterë Zoti na konsideron neve Priftër (Zbulesa 1 :6). Kur ne marrim pjesë në Darkën e Zotit, cila duhet të jetë vëmendja jonë përballë Bukës (1 Korintasve 11 :23-24)
4. Shandani – Lexo Eksodin 25 :31-40; 24 :26-21. Përshkuaj Shandanin dhe përdorimin e tij. Si mendoni se kjo përfaqson Jezusin (Gjoni 8 :12) ? Si mund të përshtatet për ditët e sotme (Gjoni 12 :35-36) ?
5. Altari i Temjanit – Eksodi 30 :1-8. Përshkruaj Altarin e Temjanit dhe përdorimin e tij. Altari është përkujtesa e lutjeve tona që janë si një tempjan erëmirë përpara Perëndisë. Sipas Zbulesës 8 :3-4 cfarë ndodh me lutjet tona? Si duhet ta konsiderojmë ne lutjen (Psalmi 141 :2) ? Përse mendoni se Tryeza, Shandani dhe Altari ishin vendosur brenda Vendit të Shenjtë ?
6. Arka e Beslidhjes – Vendi Shumë i Shentë ishte mbuluar me një Vel. Brenda tij ishte Arka. Cfare përmbante Arka (Hebrenjtë 9:4)? Cfarë ishte në të (v5)? Cili ishte i vetmi person që kishte mundësi të futej në Shumë të Shenjtin (v6-7)? Përse Arka ishte e vecuar nga pjesët e tjera përbërëse dhe pse ishte vendosur në Vendin Shumë të Shenjtë ?
Krishti si KryePrift
1. Si ishte ndërtuar dhe shenjtëruar Tabernakulli (Eksodi 40) ? Cfarë roli luante Aaroni?
2. Cfarë ndodhi me Velin kur Krishti vdiq (Mateu 25:50-51)? Cili është personifikimi i kësaj ngjarjeje?
3. Komento përse Krishti është KryePrtifti i fundit (Hebrenjtë 9:6-14). Krahaso Beslidhjen e Vjetër me të Renë (Heb 9:15-23)
4. Krishti është njëkohësisht KryePrifti dhe Sakrifica. Sipas Hebrenjve 9:24-28 përshkruaje këtë. Cila është shpresa për ne sot?
APLIKIMI
A. Cfarë bëri Krishti për ne (Hebrenjtë 10:10). Si ne duhet të jetojmë në të njëjtën mënyrë (Hebrenjtë 10:19-25)
B. Cfarë mësuat nga Tabernakulli që mund tju ndihmojë për jetën tuaj të përditshme?
.
.
.
.
- - -



